Mbretëreshat e ringut në Zambi

11 Shtator 2016 - 11:40      

Një vajzë po ushtron me grushte boksi para një pasqyre të madhe. Dy të tjera po ushtrojnë lëvizjet në ring, në një meç me pak raunde gjatë seancës stërvitore me trajnerin e tyre, i cili u bërtet atyre për të luftuar më fort nëse shpresojnë të shkojnë hapave të idhullit të tyre, Esther Phirit.

Si kampione e shtatëfishtë e botës në kategorinë velter në boksin profesionist, Esther është boksierja më e famshme e Zambisë deri më tash, shkruan “Al Jazeera”, transmeton “Koha Ditore”. Që nga ngritja e saj në skenë, pos ndryshimeve të rregullave në sport, boksi i femrave është bërë shumë i popullarizuar në shtetin, në jug të Afrikës.

Klubet si Exodus International Boxing Promotions (EIBP), janë krijuar nëpër lagjet e varfra të kryeqendrës së Zambisë, duke mbledhur si boksierë ashtu edhe boksiere.

Vetëm në Matero, një vend në juglindje të Lusakas, katër palestra të reja të boksit janë hapur që nga viti 2007.

Ky ishte viti kur Esther mbrojti titullin e saj Intercontinetal të versionit WIBF në kategorinë super-velter në një përballje mbresëlënëse në shtëpi kundër boksieres bullgare Monika Petrova.

Esther, që ishte llogaritur në mesin e dhjetë boksiereve më të mira në botë në atë kohë nga Federata Botërore e Boksit Profesionist të Femrave, fitoi pas tetë raundeve me vendim unanim.

Ish-trajneri dhe menaxher i Estherit, Anthony Mwamba, ende stërvit boksierët premtues në EIBP, në të njëjtin format klasik të boksit, duke mbajtur kundërshtarin në distancë dhe duke luftuar taktikisht në mënyrë të përsosur... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...