“Të pavdekshmit” e futbollit të Ugandës

11 Shtator 2016 - 11:03      

Çfarë është gjëja më e mirë e të qenit një ylli i përfaqësueses?

Është fama apo paraja, apo gëzimi i fitimit të ndeshjeve e trofeve, apo thjesht të qenit në gjendje të bësh vendin krenar?

Për seleksionuesin e Ugandës, Milutin Sredojeviq, përgjigjja është e lehtë.

“Fuqia më e madhe që na jepet në sport është fuqia e të bërit njerëzit të lumtur”, ka thënë trajneri serb, shkruan CNN, transmeton “Koha Ditore”. “Besoj se nuk duhet të lësh asnjë gur pa lëvizur dhe duhet të japësh çdo gjë për të bërë njerëzit e lumtur, pasi ky është motivimi. Të bësh njerëzit e lumtur është e veçantë, ndjenjë e veçantë”.

Të dielën e kaluar ai udhëhoqi Ugandën drejt kualifikimit në Kupën e Shteteve të Afrikës për herë të parë pas gati 40 viteve - një seri e zezë që datonte nga viti 1978.

Me fitoren 1:0 ndaj Komoreve, Uganda siguroi vendin e dytë në Grupin D - prapa Burkina Fasos - për t'u kualifikuar për turneun më prestigjioz të kontinentit. Golin e vetëm e shënoi lojtari 18-vjeçar i Standardit belg, Farouk Miya... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...