Ish-mirëmbajtësi i kabinave të telefonave është bërë yll futbolli

11 Shtator 2016 - 10:30      

Është fillimi i qershorit dhe në juglindje të Spanjës, Eric Bailly pranoi një telefonatë. Mbrojtësi i Bregut të Fildishtë, atëbotë te skuadra spanjolle Villarreal, ishte në dijeni për interesime të mëdha nga Manchester Unitedi, Barcelona dhe Borussia Dortmundi.

Por kur ai kapi telefonin, zëri në anën tjetër ishte befasi e madhe.

“Ishte Jose Mourinho”, shpjegon shoku i ngushtë i Baillyt dhe ish-bashkëlojtari i tij tek Espanyoli, Joan Jordan, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Koha Ditore”. “Erdhi nga asgjëja. Kishte rëndësi të madhe për Ericun. Ai më telefonoi dhe ishte shumë i emocionuar. Ai më thoshte, 'Si mund t'i them jo kur Mourinho më telefonon?'.

Mourinho kishte folur frëngjisht me Ericun dhe i kishte shpjeguar saktësisht se çfarë roli do të kishte ai dhe çfarë planesh ka me Manchester Unitedin. Telefonata e Mourinhos ishte vendimtare”.

Bailly nuk ishte në radarin e Manchester Unitedit sa drejtohej nga Louis van Gaal, por Mourinho veproi shpejt duke e bërë mbrojtësin transferimin e tij të parë - për 30 milionë funte nga Villarreali, vetëm dy javë pasi mori drejtimin e klubit... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...