Shpresa e Gjermanisë në not dëshiron të garojë për Kosovën

11 Shtator 2016 - 09:50      

Plot pesë herë notari Arti Krasniqi ishte nënkampion i Gjermanisë në not për grupmoshën e tij (U-17), gjatë këtij viti.

Notari kosovar, i lindur në vitin 1999, noton në distancat prej 200 metrash e më shumë, ndërsa paraqitet edhe në gara në ujëra të hapura, ku duhet të kalohen kilometra të tëra duke notuar, shkruan sot “Koha Ditore”. Të premten notoi në kampionatin evropian të juniorëve, në distancë prej 7,5 kilometrash.

Arti jeton në Gjermani dhe garon për Gjermaninë. Por dëshira e tij është të garojë për Kosovën. Kështu thotë Naim Krasniqi, babai i Artit, dikur edhe ai notar i njohur nga Mitrovica.

“Për fat të keq e prezanton shtetin gjerman. Kjo pasi Kosova nuk ka interes që ai të jetë reprezentues i Kosovës. I kemi shkruar Komitetit Olimpik, por asnjëherë nuk kemi marrë ndonjë përgjigje. I kemi treguar se janë disa shpenzime që nuk mund t'i përballojë dhe kjo si duket nuk po iu pëlqen, pasi bëhet fjalë për rreth tre mijë euro në muaj. Gjermanët i mbulojnë të gjitha shpenzimet. Ne iu kemi thënë që jemi të gatshëm të startojmë për Kosovën, por Ministria e Sportit duhet të vendosë kontakt të drejtpërdrejtë me Federatën e Notit të Gjermanisë dhe të merret vesh për shpenzimet që duhet t'i marrë përsipër”, ka thënë Krasniqi. Ai tërheq vërejtjen se në të ardhmen Arti mund të quhet tradhtar, njëjtë si futbollistët që luajnë për përfaqësuese të tjera.

“Ne me Federatën e Kosovës jemi në kontakt, por ajo nuk ka mundësi financiare”, thotë Naim Krasniqi... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...