Istogu po shndërrohet në qendër të rëndësishme të hendbollit të femrave

11 Shtator 2016 - 09:05      

Një klub i formuar vonë po synon që shpejt të marrë primatin në hendbollin kosovar të femrave. Tek Istogu presin që në edicionin 2016/17 të sigurojnë plasmanin që për vitin tjetër do t'iu garantonte paraqitje në gara evropiane, për herë të parë në histori të këtij klubi.

Istogu është themeluar si klub në vitin 2004, në vitin kur Kosova u pranua me të drejta të kufizuara në Federatën Evropiane të Hendbollit dhe kur klubet e Kosovës fituan të drejtën të garojnë në kupa evropiane, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas drejtuesve të klubit, hendbolli i femrave më herët nuk është luajtur në mënyrë të organizuar në këtë qytet. Në klub, që prej themelimit të tij, është Faruk Shala, që zyrtarisht mban postin e trajnerit. Por ai kryen thuajse të gjitha punët në klub.

“Në klub jam prej vitit 2004, prej themelimit. Ishim tre profesorë që e themeluam klubin dhe në fillim kishte një kryesi, që qëndroi rreth dy vjet. Prej vitit 2006 për klubin kujdesem thuajse i vetëm. E kam një kryesi që më ndihmon nga pak, por shumicën e punëve i kryej unë”, ka treguar Shala... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...