11 Shtator 2016 - 08:25
Rreth pesë orë para se ndeshja e parë të zhvillohej ndërmjet Kosovës dhe Finlandës (1:1) në Turku, Berishës i erdhi përgjigjja pozitive nga FIFA se mund të luajë, shkruan sot “Koha Ditore”.
E, Berisha ishte edhe i fundit prej gjashtë lojtarëve që ishin në pritje të përgjigjes pozitive nga FIFA në ditën kur edhe u zhvillua ndeshja. Dhe, për fatin e tij, Berisha ishte shënuesi i parë i Kosovës në epokën e re të futbollit kosovar. Ai shënoi nga penalltia për ta barazuar rezultatin 1:1, rezultat ky që ishte edhe final i takimit.
Ish-reprezentuesi i Norvegjisë nuk ishte i vetmi me mbiemrin Berisha që u paraqit në eliminatore. Edhe vëllai i tij i vogël, Vetoni, u paraqit te Norvegjia, që humbi me rezultatin 3:0 nga Gjermania. Pos dy vëllezërve Berisha që luajnë në përfaqësuese të ndryshme, është edhe ai i Shqipërisë, Etrit Berisha... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...