Shqipëria nuk i bën ballë Gjeorgjisë në basketboll

10 Shtator 2016 - 21:57      

Shqipëria në basketboll nuk njeh rezultat tjetër veç humbjes në kualifikueset për Eurobasket 2017.

Në takimin e katërt të Grupit F, kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin prej 84-64 nga Gjeorgjia në “Asllan Rusi”.

Fatal për ekipin tonë rezultoi dhjetëminutëshi i fundit, në të cilin Shqipëria u shpartallua 28-13. Në tri periodat e tjera rezultati ishte i ekuilibruar, madje pushimi i gjeti të dyja skuadrat në barazim 36-36, shkruan Panorama Sport.

Ylli i Golden Stejtit, Zaza Paçulia, ishte më i miri për gjeorgjianët me 20 pikë, i ndihmuar nga 12 pikët, 4 asistet dhe 10 topat e rikuperuar në tabelë nga Tornike Shengelia.

Kurse për përfaqësuesen tonë spikati përsëri amerikani i natyralizuar Rashaun Bruadus me 26 pikë, i ndjekur nga Endrit Hysenagolli me 9 pikë, 1 asist dhe 8 topa të kapur nën kosh.

Me vetëm katër pikë në po kaq ndeshje, Shqipëria u thotë matematikisht lamtumirë shpresave për t’u kualifikuar. Dy takimet e fundit për ekipin shqiptar do të jenë kundër Malit të Zi në Tivar të mërkurën (ora 21:00) dhe Sllovakisë më 17 shtator (ora 19:00) në Tiranë.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...