
10 Shtator 2016 - 20:24
Të Kuqtë fituan me rezultat prej 4-1. Ishte Roberto Firmino ai që shënoi golin e parë në minutën e 13, pas asistimit nga Milner, raporton Koha.net.
Në minutën e 31 Liverpooli dyfishon epërsinë pas një aksioni të bukur ndërmjet Sturridge dhe Mane, me këtë të fundit që shënon për 2-0. Pas 7 minutave Leicesteri ngushton epërsinë përmes Vardyt, i cili shënon me lehtësi pas një gabimi të Lucas Leivas.
Në pjesën e dytë Adam Lallana shënon një gol të bukur për 3 me 1, kurse për golin e fundit është përkujdesur Firmino, i cili shënoi në minutën e 89.
Me këtë fitore Liverpooli renditet në pozitën e 5 me 7 pikë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...