Pas vendimit të UEFA-s për Skënderbeun, Partizani do titullin

10 Shtator 2016 - 15:07      

Skuadra e Partizanit ka reaguar pas publikimit të raportit të UEFA-s ku akuzohet skuadra kampione e Skënderbeut dhe disa zyrtarë të tjerë për trukim ndeshjesh.

Kryeqytetasit kërkojnë nga Federata e Shqiptare e Futbollit që të mbajë një qëndrim dhe t’u kalojë atyre titullin kampion të sezonit të kaluar. Sipas këtij klubi, me zbardhjen e këtij vendimi, secili do të marrë atë që meriton.

“Për aq kohë sa UEFA na njohu si kampionë të Shqipërisë, që na cilësoi si të denjë për të marrë pjesë në Champions League, do ishte e nevojshme që edhe organi që drejton futbollin në Shqipëri, FSHF, të mbante një qëndrim. Ose të bëhej palë me klubin që ka trukuar disa ndeshje sezonin e kaluar (faktuar nga të gjitha organet gjyqësore sportive), ose të distancohej dhe të merrte masat e caktuara ndëshkuese, siç e përcakton rregullorja e këtij sporti”, thuhet në deklaratë.

Sipas tyre, Partizani nuk kërkon asnjëherë trofe të padrejtë, por kërkon drejtësi.
“Klubi i Partizanit i kërkon Federatës Shqiptare të Futbollit që t’i kthejë atë pak nder të mbetur sezonit të kaluar, thjesht për të vlerësuar si duhet kontributin e ndershëm të atyre djemve që kanë dhënë maksimumin në fushën e lojës”, vijon deklarata.

“Demat” urojnë që pandëshkushmëria e “krimit” të mos bëhet precedent, raporton TCH. “Më mirë drejtësi të vonuar, se sa drejtësi të munguar”, mbyllet deklarata.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...