Belegu beson në fitoren e Kosovës kundër Sllovenisë

10 Shtator 2016 - 12:16      

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Erolld Belegu beson në fitoren e përfaqësueses kundër Sllovenisë, në ndeshjen që zhvillohet sonte në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Kosova ka pësuar tre disfata në tre ndeshjet e para në kuadër të eliminatoreve për “Eurobasket 2017”, por në ndeshjen e katërt Belegu pret fitoren e parë të përfaqësueses.

Sot është ditë feste, por edhe e vështirë për basketbollin kosovar. Djelmoshat tonë do të përballen në Mitrovicë me yjet e përfaqësueses së 12 në botë, asaj sllovene. Është festë ngase do të shohim yllin e NBA-së Goran Dragic dhe bashkëlojtarët e tij që luajnë nëpër ekipet më të forta evropiane”, ka shkruar Belegu në Facebook.

“Është e vështirë ngase mu ndaj Sllovenisë do të kërkojmë fitoren e parë në këto kualifikime. Në teori ne ende mund të kualifikohem, por mbi të gjitha kemi nevojë të shijojmë fitoren e parë”, ka shtuar ai.

Dymbëdhjetshja më e mirë e basketbollistëve kosovarë sërish ka nevojë për përkrahjen tonë! Salla duhet të dridhet, këta djem kanë nevojë përkrahje e krah jeni ju tifozët dhe dashamirët e basketbollit. Vishni fanellat, valoni flamujt, brohoritni dhe mbi të gjitha besoni në fitore”.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...