10 Shtator 2016 - 09:50
Prishtina ka fituar tri ndeshjet e para dhe prin në klasifikimin e Vala Superligës me 9 pikë. Besa e Pejës ka fituar dy ndeshjet e para dhe më pas barazoi me Drenicën. Me shtatë pikë në llogari mban pozitën e dytë.
Dy skuadrat më të trofeshme të pasluftës, forcën e vërtetë synojnë ta tregojnë edhe në derbin e javës së katërt të kampionatit të Kosovës në futboll. Besa e pret Prishtinën të dielën nga ora 15:00 në Pejë.
Besa kampionatin e nisi me fitore në udhëtim (2:0) ndaj kampionit, Ferronikelit. Më pas fitoi 2:0 në shtëpi ndaj Ferizajt, kurse të mërkurën luajti 1:1 me Drenicën në Skënderaj. Prishtina në hapje fitoi 3:1 ndaj Llapit, më pas mposhti 2:1 Lirinë në Prizren, kurse të mërkurën fitoi 3:0 në shtëpi ndaj Hajvalisë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...