Kozniku nuk e ndan dot Kroacinë prej Kosovës

10 Shtator 2016 - 09:34      

Ardian Kozniku e do Kosovën aq sa e do edhe Kroacinë. Për këtë arsye për futbollistin kosovar që dikur ka luajtur për Kroacinë, ndeshja ndërmjet Kosovës e Kroacisë që zhvillohet më 6 tetor në Shkodër, do të jetë shumë e vështirë.

Kozniku, që me Kroacinë ka zënë vendin e tretë në botë në vitin 1998, ndihet krenar për futbollistët e Kosovës, për paraqitjen e tyre ndaj Finlandës. Ndeshja Finlandë - Kosovë e luajtur të hënën në Turku, përfundoi 1:1, ndërsa ishte e para ndeshje zyrtare për Kosovën.

"Të gjithë ato që ne kosovarët kemi përjetuar në muajt e fundit, që nga pranimi në UEFA e FIFA e deri te mundësia që Kosova të luajë në kualifikime për botëror në grupin e fortë, në të cilin janë edhe Kroacia e Turqia, janë ditë historike. Që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës, kemi ëndërruar për ndeshjen e parë zyrtare dhe doli më shumë se mirë. Edhe pse deri në fund nuk është ditur se kush do të luajë për shkak të rregullave të UEFA-s dhe disa gjërave tjera që i dinë lojtarët, në fund u fitua pikë e rëndësishme. Në futboll nuk fitojnë gjithnjë favoritët, nuk ka relaksim dhe duhet të tregohesh në fushë, kështu që mund të them që jam krenar me të gjithë lojtarët e Kosovës dhe nga zemra i kam uruar për ndeshje të fortë. Megjithatë është ekip i ri që është ende në formim dhe jam shumë i lumtur që ka lënë përshtypje të mirë", ka thënë Kozniku për sajtin kroat "tportal.hr", transmeton Koha Ditore.

Gjakovari Kozniku (48) ka luajtur për Prishtinën, Hajdukun e Splitit, Cannesin, Le Havren e Bastian në Francë, APOEL-in në Qipro e më pas edhe për Dinamon e Zagrebit. Kaloi një periudhë edhe në Austri te Karnteni, ndërsa karrierën e mbylli te Hrvatski Dragovoljac në Kroaci. Për Kroacinë, sulmuesi ka luajtur shtatë ndeshje në periudhën 1994-98 dhe ka realizuar dy gola. Në botërorin e vitit 1998 nuk u aktivizua. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...