FIFA hap hetime të reja ndaj Blatterit dhe ish-zyrtarëve të tjerë

9 Shtator 2016 - 22:03      

Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter do të përballet me një hetim për akuza të shumta, përfshirë këtu për ryshfet dhe korrupsion.

Komiteti i Etikës së FIFA-s të premten ka thënë gjithashtu se procedura hetimore ka hapur edhe nsaj ish-sekretarit gjeneral, Jerome Valcke, dhe ish-drejtorit të financave dhe shërbimit të korporatave Markus Kattner, shkruan CNN.

Ky konfirmim vjen në të njëjtën ditë kur janë dënuar Jeffrey Ëebb, ish-zëvendës president në FIFA dhe CONCACAF, i cili është dënuar me largim të përjetshëm nga sporti dhe me një gjobë prej 1 milion franga.

Dhoma hetimore e FIFA-s ka bërë të ditur se Blatter, Valcke, dhe Kattner dyshohet se kanë shkelur rregullat që përfshijnë konfliktin e interesit, dhënien dhe pranimin e dhuratave dhe përfitimeve të tjera, besnikërinë, dhe rregullat e përgjithshme të sjelljes. Gjithashtu edhe ryshfetin dhe korrupsionin, në kuadër të pagave dhe shpërblimet e tjera të dispozitave në kontratat e tyre.

Kattner është duke u hetuar edhe për shkelje të mundshme të kodit të etikës, përfshirë edhe konfidencialitetin.

Avokatët e FIFA-s thonë se kanë prova që sugjerojnë se kjo treshe e ka shpërblyer veten me rritje pagash dhe bonuse që kap shumën totale prej 80 milionë dollarë gjatë viteve të fundit të tyre në zyrë, ndërmjet viteve 2011-15.

Blatter dhe Valcke tashmë janë të dënuar për pjesëmarrje në futboll.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...