Bogujevcit, ndihmë e përhershme financiare me nga 500 euro në muaj

9 Shtator 2016 - 16:09      

Ministri Kujtim Shala i ka ndarë vendimin për mbështetje të përhershme financiare ish-boksierit Mehmet Bogujevci, i cili do të përfitojë nga 500 euro në muaj.

Këtë vendim, Shala e ka marrë në bazë të Rregullores nr. 14/2013 për Mbështetje të Përhershme Financiare të Sportistëve.

Sportisti Bogujevci, si fitues i Medaljes së Argjendtë në Kampionatin Botëror të organizuar më 1978-ën në Beograd, është shpallur si kandidati përfitues i mbështetjes së përhershme financiare, e cila do të realizohet çdo muaj të vitit kalendarik në mënyrë retroaktive nga data 1 korrik 2016.

Vendimi është marrë nga Ministri i MKRS-së, pas shqyrtimit të kërkesës dhe dokumentacionit të bashkëngjitur që ka ardhur nga Federata e Boksit e Kosovës.

Shala e ka uruar ish-boksierin Bogujevci për përkrahjen që do ta merr nga ana e MKRS-së. Ai u shpreh se kjo përkrahje nga shteti vjen si dëshmi dhe njohje e meritave të sportistëve që kanë lënë gjurmë me sukseset e tyre dhe është një inkurajim për sportistët e rinj që të ngritin cilësinë e tyre drejt sukseseve të mëdha.

Ndërkaq, Bogujevci, e falënderoi ministrin Shala për përkrahjen që i ka ofruar MKRS-ja, duke thënë se kjo është një mirënjohje e kontributit që ai dhe gjenerata e tij kanë dhënë për boksin dhe për sportin në përgjithësi.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...