Sheremeti demanton Vokrrin me foto për flamurin e Kosovës në ndeshjen Shqipëri-Serbi

9 Shtator 2016 - 13:35      

Aktori Kushtrim Sheremeti ka demantuar kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrin, se në ndeshjen Shqipëri – Serbi nuk kishte asnjë flamur të Kosovës, transmeton Koha.net.

Vokrri të mërkurën në emisionin “Rubikon” të KTV-së, duke sqaruar se përse nuk ishte lejuar flamuri shqiptar në ndeshjen e Kosovës kundër Finlandës, me ngulm kishte thënë se në ndeshjen e Shqipërisë ndaj Serbisë nuk ishte lejuar asnjë flamur i Kosovës. Këtë qëndrim të tij, e ka demantuar aktori Sheremeti, i cili ka publikuar një foto të ndeshjes së zhvilluar në tetor të vitit të kaluar në Elbasan Arena.

Në fotografitë e publikuara nga aktori shihet një flamur i Kosovës në ndeshjen të cilën e humbi Shqipëria me rezultat 2 me 0.

“Ju faleminderit të gjithëve për komentet pozitive për debatin e mbrëmshëm.
Edhe pse ishte çështja më e parëndësishme, por meqenëse u shkrua shumë nëpër portale dje e sot, dhe për hir se shumë prej jush më keni dërguar foto, po dua të ja argumentoj Fadilit e Drinit se ashtu siç thash edhe mbrëmë, kishte plot flamuj të Kosovës në Elbasan në ndeshjen kundër Serbisë dhe askush nuk i ka ndaluar as abuzuar, edhe pse flamuri kombëtar na mjaftonte dhe përfaqësonte në atë ndeshje 100% !”, ka shkruar Sheremeti në Facebook.

E dyta, sipas informatave të sotme, asnjë cent FFSH nuk i ka kërkuar FFK për shfrytëzimin e stadiumit në Shkodër! E treta, rrnofshin djemtë tanë, në kombëtaren shqiptare dhe përfaqësuesen e Kosovës”.


 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...