Derbi i Manchesterit - ndeshja më e shtrenjtë në histori

9 Shtator 2016 - 09:44      

Derbi i Manchesterit, që do të luhet të shtunën në "Old Trafford", do të jetë ndeshja më e shtrenjtë në histori të futbollit.

Manchester Unitedi dhe Manchester City kanë skuadra që së bashku kushtojnë 600 milionë funte (mbi 700 milionë euro), shkruan Koha Ditore.

Trajnerët e rinj të skuadrave, Jose Mourinho i Man. Utd dhe Pep Guardiola i Man. Cityt, kanë shpenzuar para të mëdha në verë për të krijuar ekipe të denja për titull të Premier Leagues.

Me shpenzimet për transferimin e Paul Pogbas te Man. Utd për shifër rekorde prej 89 milionë funte (105 milionë euro) dhe të John Stonesit te Man. City për 55.6 milionë euro, do të thotë se talente që vlejnë qindra miliona euro do të paraqiten në fushë të shtunën, në ndeshjen më të madhe të stinorit deri më tash. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...