Fluksi drejt Kosovës do të vazhdojë edhe në shtator

9 Shtator 2016 - 09:14      

Kosovës i duhen edhe disa lojtarë në mbrojtje për të kompletuar ekipin për vazhdimin e eliminatoreve për botërorin e futbollit "Rusia 2018”. Kështu ka thënë të enjten përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki, shkruan sot Koha Ditore.

Kosova të hënën luajti ndeshjen e saj të parë zyrtare, kur në qytetin Turku barazoi 1:1 me Finlandën. Për disa nga lojtarët ajo ishte ndeshja e parë me Kosovën, pasi në javët e fundit të gushtit ishin larguar nga përfaqësuese tjera për t'iu bashkuar Kosovës.

Por lojtarë që do të largohen nga përfaqësuese tjera për të luajtur për Kosovën do të ketë ende, ka thënë Bunjaki. Prioritet për të është rritja e konkurrencës në mbrojtje, sidomos afrimi i një mbrojtësi të djathtë dhe një mbrojtësi të majtë, për të rritur konkurrencën për Fanol Perdedajn përkatësisht Leart Paqaradën. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...