Klopp: Sakho nuk ka nevojë të rifitojë besimin tim

8 Shtator 2016 - 22:16      

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka thënë se ai nuk ka asnjë problem me mbrojtësin francez, Mamadou Sakho, por ai ka theksuar se lojtari do ta rikthejë formën e tij më të mirë që të rikthehet në ekipin startues.

Sakho ishte hetuar nga UEFA për një rast dopingu, për çka ishte shpallur i pafajshëm në korrik, transmeton Koha.net.

“Nuk është asnjë problem. Ai nuk ka nevojë që ta rifitojë besimin tim. Ai nuk ka luajtur futboll për një kohë të gjatë. Tani gjithçka ka të bëjë me rikthimin e formës më të mirë të Sakhos, pasi nuk është pas kësaj kohe të gjatë me suspendimin dhe lëndimin, dhe më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë”, është shprehur Klopp, raporton BBC.

Sakho ishte bashkuar me Liverpoolin nga PSG-ja më 2013 për 18 milionë funta dhe deri më tani ka bërë 55 paraqitje në Premier Ligë.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...