Mergim Vojvoda lë Shqipërinë për Kosovën

8 Shtator 2016 - 21:56      

Futbollisti shqiptar, Mergim Vojvoda përmes një postimi në Facebook ka konfirmuar vendimin e tij që në të ardhmen të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës në futboll.

21 vjeçari, i cili luan në ligën elitare në Belgjikë për Royal Excel Mouscron deri më tani ka luajtur për Kombëtaren e Shqipërisë U-21, transmeton Koha.net.

“Dua të informoj opinionin për vendimin që kam marr, për të luajtur në të ardhmen për Përfaqësuesen e Kosovës. Kam luajtur për ekipin U-21 të Shqipërisë dhe tash e tutje do të jem në dispozicion të FFK-së, nëse vendos të më thërret”, ka shkruar Vojvoda.

Ai më tutje ka treguar edhe arsyen për këtë vendim të tij.

“Ky vendim imi është një zgjedhje logjike për Kosovën, pasi që aty kanë lindur prindërit e mi, aty është shtëpia jonë. Thjesht, unë Kosovës nuk mund t’i them jo. Nëse Kosova më thërret unë jam gati të jap kontributin tim maksimalisht. Po ashtu jam i bindur se çdo njeri në pozitën time, në rrethanat e mia dhe në këtë kohë do të merrte të njëjtin vendim. Ju falënderoj të gjithë tifozëve shqiptar për mbështetjen”, ka shkruar ai.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...