8 Shtator 2016 - 18:31
Të dy klubet spanjolle ishin dënuar nga Komiteti Disiplinor i FIFA-s për mos transferimin e lojtarëve të rinj deri në moshën 18 vjeçare për shkak të thyerjes së rregullave, transmeton Koha.net. Lajmin e bënë të ditur FIFA përmes faqes zyrtare.
“Komiteti i Apelit të FIFA-s ka vendosur që të refuzojë ankesat e klubeve spanjolle, Atletico de Madrid dhe Real Madrid dhe konfirmon se vendimet e marra nga Komiteti Disiplinor i FIFA-s në rastet përkatëse kanë të bëjnë me mbrojtjen e të miturve”, thuhet në konfirmimin e FIFA-s.
Përveç kësaj Atletico dhe Reali janë gjobitur me nga 900 mijë, respektivisht 360 mijë franga zvicerane, ndërsa kanë marr edhe nga një vërejtje dhe janë paralajmëruar se kanë 90 ditë që të rregullojnë situatën e lojtarëve të rinj.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...