8 Shtator 2016 - 10:59
Anësori me prejardhje nga Kosova, shkëlqeu nën menaxherin David Moyes, por nën drejtimin e Louis van Gaalit dhe Jose Mourinhos, ai u huazua te Dortmundi, respektivisht te Sunderlandi.
Në fillim të këtij sezoni Unitedi shiti ose huazoi një numër të lojtarëve të akademisë, por Butt ka thënë se Januzaj mund të ketë ndikim të madh tek Unitedi pasi të përfundojë huazimin nga Sunderlandi.
“Ata janë djelmosha të mirë dhe do të kenë jetë të mirë, shtëpi të mira, por nuk ishin në nivelin e Unitedit”, ka thënë Butt për The Times.
“Nuk do të shqetësohesha, të themi, nëse Adnan Januzaj do të shkonte për t’u mos kthyer më”, ka shtuar ai.
“Ai është në nivel për të luajtur me Unitedin dhe të fitojë titullin e ligës dhe Ligën e Kampionëve. Ndoshta nuk ka qenë shumë i përkushtuar në punë. Në këtë rast shumë shpejtë e shumë herët. Tani është milioner”.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...