Nga letrat e munguara e deri te barazimi mbresëlënës

8 Shtator 2016 - 09:14      

Është e hënë pasdite dhe diçka, më në fund, po lëviz.

Ka një zhurmë në holl, dhe shpejt kthehet në brohoritje dhe duartrokitje, shkruan ESPN.

Ata në hotelin "Hamburger Bors" lëvizin në masë; mendojnë se e dinë se çfarë ka ndodhur, por derisa te shohin sigurt, ata nuk shpresojnë për tepër. Dhe më pas, me t'u hapur skena, të gjithë grumbullohen. Ka përqafime, duartrokitje dhe disa lot.

"Unë dola jashtë dhe qava. Gjithë ai lehtësim më doli jashtë", rrëfeu më vonë portieri i Kosovës, Samir Ujkani.

Vetëm shtatë orë kishin mbetur derisa Kosova të niste ndeshjen e parë garuese, ndeshjen eliminatore për Botërorin 2018 në udhëtim kundër Finlandës, por jepte përshtypjen se beteja ishte fituar tashmë. Pritja kishte mbajtur skuadrën mysafire në ethe, por tash së paku mund të kthehej vëmendja në fushën e futbollit në stadiumin "Veritas" në Turku, transmeton Koha Ditore.

Kjo pasi pesë lojtarë të Kosovës, pas një pritjejee që zgjati ca ditë, morën lejen e FIFA-s për të luajtur për Kosovën, vendin që është pranuar në FIFA në maj.

Nuk ka qenë mënyra për t'u përgatitur për një ngjarje rëndësia e të cilës shkon përtej sportit, por ajo që u bë u bë; seleksionuesi i Kosovës, Albert Bunjaki duhej të përgatiste skuadrën në çastet e fundit, ndonëse nuk e dinte deri në momentet e fundit se cilin e ka në dispozicion për të luajtur. (Reportazhin e plotë të televizionit prestigjioz ESPN për Kosovën, më gjerësisht mund ta lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...