Perdedaj i ofron shumë Kosovës me shpirtin luftarak që ka

8 Shtator 2016 - 09:06      

Fanol Perdedaj ishte ndër të parët që vendosi t'i bashkohej Përfaqësueses së Kosovës në futboll, shkruan sot Koha Ditore.

Shumë pak njihej nga opinioni i Kosovës para dy-tri vitesh. Por, sot Perdedaj njihet nga të gjithë për shpirtin luftarak. Mbrojtësi i krahut të djathtë është bërë lojtar i pazëvendësueshëm në Përfaqësuesen e Kosovës.

Ka luajtur më së shumti ndeshje prej se Kosova mori leje nga FIFA për zhvillimin e miqësoreve, në janar të vitit 2014. Mungoi vetëm në njërën prej ndeshjejeve dhe atë me arsye - kishte dorën e thyer.

Perdedaj 25-vjeçar është i lumtur që është pjesë e Kosovës që bëri histori të hënën me debutim në eliminatore. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...