7 Shtator 2016 - 20:56
“Nuk mund të kërkojmë prej tifozit të jetë racional. E dëgjova Drinin që tha tri herë kombëtarja e Kosovës dhe Kosova është shtet multietnik, nuk është modeli më i mirë por është ky që është. Normalisht që ky shtet duhet të ketë kombëtare të futbollit, gjuhësisht e ki gabim si shprehje”, theksoi Sheremeti duke iu drejtuar gazetarit të KTV-së, Drin Ejupi.
Ai ka thënë se vendit i bëjnë dëm njerëzit të cilët e injorojnë një ndeshje të tillë dhe në anën tjetër ata që e prezantojnë atë si kombëtare.
“Mendoj se Kosovës si shtet dy palë njerëz po i bëjnë dëm, ata që thonë nuk e përcjellim Kosovën dhe e dyta janë njerëzit që e prezantojnë atë si kombëtare. Si njeri që e do Kosovën me mish e me shpirt aq sa e do Shqipërinë mendoj se këta dy taborë të njerëzve po i bëjnë dëm Kosovës”, ka thënë Sheremeti.
Në anën tjetër, Ejupi tha se të gjithë këto politika po i bën për përfitime vetjake, duke e dëmtuar direkt sportin.
“Politika po e keqpërdorë futbollin për aspekte politike dhe ky është dëmi më i madh që po i bëhet sportit, duke mos e lënë të lirë”, përfundoi Ejupi.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...