7 Shtator 2016 - 20:28
Ai ka thënë se edhe pse Kroacia është ekip i fortë në futboll ndodhin edhe surpriza, transmeton Koha.net.
“Paraqitja jonë në Finlandë e meritonte gjithsesi edhe fitoren, por megjithatë një pikë është e mirë në rastin konkret duke marrë parasysh se skuadrat tjera kanë luajtur në barazim. Kroacia është ekip më i fortë, mirëpo në futboll ndodhin befasia”, ka thënë Vokrri në “Rubikon” të KTV-së.
Vokrri ka shtuar se nuk ka kundërshtarë të lehtë, mirëpo përgatitjet veçse kanë filluar dhe besojnë në fitore.
“Nuk ka kundërshtarë të lehtë mirëpo shpresoj se lojtarët të cilët kanë treguar deri tani cilësitë e tyre e treguan edhe në Finlandë se mund të luajnë edhe kundër këtyre ekipeve me seriozitet, edhe pse nuk do të jetë e lehtë do luajmë edhe kundër ekipit tjetër, ushtrimet veçse kanë filluar”, ka thënë Vokrri.
Në anën tjetër, gazetari i KTV-së, Drin Ejupi pohoi se stadiumi ishte i mbushur me shqiptarë dhe ekipi është përkrahur në mënyrë të jashtëzakonshme.
“Vendi ka qenë i mbushur me shqiptarë gjithandej, edhe një herë u vërtetua se kombëtarja e Kosovës do të përkrahet ashtu siç e meriton”, ka thënë Ejupi duke shtuar se kjo është një përgjigje ndaj të gjithë atyre zërave se kombëtarja e Kosovës nuk duhet përkrahur.
E, vonesat në përbërjen e përfaqësues duket se kanë rezultuar me sukses kësaj here. Sipas menaxherit të përfaqësueses, Bajram Shala fati ishte në anën e Kosovës duke përmendur edhe faktin se konfirmimi i fundit ka qenë Valon Berisha, ai i cili edhe e shënoi golin historik.
“Edhe pse me vonesë, ne kemi besuar se ajo përbërje e ekipit duhet të luajë. Kontaktuam me UEFA-n për të kërkuar kohë shtesë dhe ata e pranuan kërkesën tonë. Si për ironi, konfirmimi i fundit ishte i lojtarit .. Berisha. Arritëm t’ia sigurojmë lejen të cilën e shpërblej”, përfundoi Shala
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...