Xavi: Messi superior ndaj Ronaldos

7 Shtator 2016 - 16:50      

Ish-kapiteni i Barcelonës, Xavi, ka thënë se të gjithë e dinë që Lionel Messi është më i mirë sesa Cristiano Ronaldos, përveç fansave të Real Madridit.

Dyshja rivale për një kohë të gjatë cilësohen si lojtarët më të mirë në botë, duke fituar tetë Topat e Artë.

Performancat e Ronaldos gjatë sezonit 2015-16 e kanë bërë favorit për titullin e më të mirit në botë, por Xavi beson se 31-vjeçari nuk është asgjë në krahasim me Messin.

“Ronaldo është lojtar i kohës së tij, por problemi është se ka edhe një tjetër lojtar që është pak a shumë më i miri në histori”, ka thënë Xavi për Cadena SER.

“Ronaldo është i jashtëzakonshëm, por krahasuar me Messin, për mua dhe për të gjithë që e duan futbollin, nuk mund të ketë krahasime”, ka shtuar ish-përfaqësuesi i Spanjës.

“Messi do të jetë numri një sa të dojë ai. Është superior ndaj të gjithëve dhe është më i miri në botë, përveç nëse nuk je fans i Real Madridit”.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...