Gramoz Kurtaj (djathtas)

Kurtaj pret me padurim thirrjen nga Kosova

7 Shtator 2016 - 14:54      

Mesfushori i skuadrës Hamilton Academical, Gramoz Kurtaj, ka vënë vetes qëllimin për t’u ftuar nga përfaqësuesja e Kosovës këtë sezon.

Kurtaj veçse ka qenë në kontakt me stafin e skuadrës përfaqësuese të Kosovës.

“Unë jam në këtë listën e lojtarëve që mund t’i ftojnë”, ka thënë 25 vjeçari, transmeton Koha.net. “Krejt varet nga unë se a do të luajë mirë”.

Me prejardhje shqiptare, Kurtaj ka lindur në Prishtinë, ndërsa karrierën e tij fillestare e nisi në Gjermani me Hertha Berlin, Neustrelitz dhe Carl Zeiss Jena ndërsa verën e kaluar u transferua në New Douglas Park pasi u largua nga klubi çek, Banik Most.

Kurtaj ka qenë standard sezonin e kaluar në luftën e klubit të tij për të mbijetuar në Premiershipin Skocez, transmeton Koha.net.

Dëshira e tij për përfaqësuese u pengua si pasojë e një lëndimi në fillim të sezonit, por tani që i ka bërë dy paraqitje për klubin këtë sezon, ai synon të jetë pjesë e skuadrës që ka ngjallur pasione të mëdha në vendlindjen e tij por edhe më gjerë.

“Pa dyshim se jam duke provuar gjithçka”, thotë ai për BBC-në. “Dua të them se çdo kosovar është shumë krenar me paraqitjen e skuadrës në ndeshjen e parë. Ishte vërtetë kënaqësi t’i shohësh ata gjatë 90 minutave dhe isha shumë i gëzuar me barazimin. Bota pa dyshim se mezi pret ta shoh këtë ekip”.

Klubi i tij, Hamilton Academical, aktualisht është në pozitën e gjashtë të Premiershipit Skocez.  

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...