
7 Shtator 2016 - 12:52
Shumë opinionistë thanë se është çështje fati se si kombëtarja kroate nuk arriti që të nxirrte pikë të plota në Zagreb kundër Turqisë, por Bllazheviq, në një deklaratë për “Indeks.hr”, ka thënë se nëse skuadra kroate, e drejtuar nga Ante Çaçiq, do të vazhdojë me këtë formacion, duke e angazhuar Manxhukiqin në pozitën ku “ai vetëm rri si fantazmë dhe pret topat që s’i vijnë kurrë”, do ta ketë të vështirë edhe përballjen me Kosovën në Shkodër.
“Nëse do të kishim të bënim me fatin që ka Çaçiq, deri tani do të ishim kampion bote. Por jo, nuk kemi të bëjmë me fat, por me paaftësi e panjohuri. Në Shkodër kundër Kosovës, me këtë formacion e me këtë mënyrë të udhëheqjes së ekipit, nuk do të kalojmë mirë”, ka theksuar Bllazheviq, transmeton Koha.net.
Ai ka paralajmëruar turpërim të Kroacisë në Shkodër.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...