Rrahmani: Kosova, edhe sikur të luante në Afrikë, do të kishte fansa

7 Shtator 2016 - 09:03      

Amir Rrahmani, mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, pas ndeshjes së parë historike të Kosovës në kuadër të kualifikimeve për Botërorin Rusia 2018, ka folur ekskluzivisht për mediumin e madh të sportit botëror, Goal.

Në këtë bisedë, Rrahmani thotë se ende ndihet nën ethe, edhe pse ka mbërritur në Zagreb, ku pritet të vazhdojë paraqitjet e tij me klubin kroat Lokomotiva Zagreb, i huazuar nga rivali i tyre, Dinamo Zagrebi, për një sezon.

Mbi të gjitha, Rrahmani, siç transmeton Koha.net, ka folur për fansat e përfaqësueses.

“Ishin 10 mijë njerëz, së paku gjysma e tyre ishin fansa tanë, dhe kjo është normale, kështu do të jetë gjithandej, sepse ka shumë emigrantë nga Kosova nëpër botë dhe janë shumë të lidhur me skuadrën e tyre kombëtare. Më besoni, edhe nëse luajmë në Afrikë, do të kemi fansa”, u shpreh Rrahmani për “Goal” (edicioni gjermanisht), transmeton Koha.net.

Për sa u përket ndeshjeve vendëse, Rrahmani thotë se ato do të luhen në Shqipëri, por thotë se atje është “pothuajse sikur në Kosovë”.

Ai nuk ka dashur të spekulojë në lidhje me paraqitjen e Valon Behramit, Lorik Canës apo Adnan Januzajt për përfaqësuesen e Kosovës. “Nuk e di. Ne vetëm të hënën morëm konfirmimin për gjashtë lojtarë që do të mund të paraqiten për Kosovën... kush e di se çfarë do të ndodhë edhe një muaj”, tha mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani.  

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...