Foto: Reuters

Lojtarët e El Salvadorit thonë se u janë ofruar para për të kurdisur ndeshjen

7 Shtator 2016 - 13:01      

Përfaqësuesja e El Salvadorit në futboll ka njoftuar se ka refuzuar të pranojë një ryshfet për të kurdisur ndeshjen eliminatore të Kupës së Botës që e zhvillon në Vancouver me Kanadanë, në orët e hershme të së mërkurës.

Në një konferencë për media, anëtarët e skuadrës kanë lëshuar një audio incizim ku dëgjohet një person duke bërë oferta të ndryshme për lojtarët.

El Salvadori nuk mund të kalojë në rrethin e fundit eliminator për “Rusia 2018” dhe ndeshjen me Kanadanë e ka për prestigj.

Lojtarët e El Salvadorit kanë thënë se u janë ofruar para për të fituar, barazuar apo humbur me rezultat jo të thellë kundër Kanadasë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Një humbje e thellë e El Salvadorit do të mund të pengonte fqinjin Hondurasin që të arrijë në fazën finale të eliminatoreve, ndërsa Kanadaja do të mund të arrinte në atë fazë.

El Salvadori zë vendin e fundit në grup me dy pikë nga pesë ndeshje.

Kapiteni i El Salvadorit, Nelson Bonilla, u ka thënë gazetarëve në konferencë para ndeshjes në Vancouver se një biznesmen salvadorian i ka kontaktuar lojtarët dhe u ka bërë ofertë javën e kaluar... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...