7 Shtator 2016 - 12:33
Këto ishin fjalët që i kishte thënë trajneri portugez Jose Mourinho për Pep Guardiolan.
Në zyrën që e kishte në kompleksin stërvitor të Real Madridit, Valdebebas, Jose Mourinho mbante një fotografi të madhe personale.
Ishte fotografia e tij duke vrapuar dhe duke bërë me gisht në drejtim të qiellit, në fushën në “Camp Nou”, pak momente pasi Interi i tij kishte eliminuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të edicionit 2009-10, Barcelonën e Pep Guardiolas, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Koha Ditore”.
Ajo fitore pas dy ndeshjeve, ishte dëshmi se Mourinho mund të gjente mënyrë për të mposhtur Barcelonën e Guardiolas të vlerësuar lart, dhe ishte arsyeja pse Mourinho kishte siguruar vendin e trajnerit të Real Madridit në verën e vitit 2010. Fotoja ishte kujtim për Mourinhon pse e kishte pranuar postin. Për të rrëzuar Barcelonën nga froni.

Kërkimi i dëshpëruar i Mourinhos për të thyer këtë kapje të futbollit spanjoll nga Guardiola, është dëshmi për rivalitetin e thellë dhe të hidhët mes dy trajnerëve, që do të vazhdojnë këtë rivalitet të shtunën në “Old Tarfford”, tash me skuadrat Manchester United e Manchester City.
Ata që e njohin Guardiolan thonë se sulmet e vazhdueshme të Mourinhos në fushë dhe jashtë saj gjatë dy stinorëve në Spanjë që kanë pasur rivalitet këta të dy, kanë qenë faktori kryesor për vendimin e Guardiolas që të largohet nga Barcelona në verën e vitit 2012... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...