
7 Shtator 2016 - 12:02
Infantino po ashtu ka thënë se do të ishte i lumtur që disa shtete të ndanin detyrat e organizimit të Kupës së Botës, duke e përshkruar këtë po aq “ngjarje sociale për gjithë botën” sa është ngjarje botërore sportive.
Infantino kishte bërë zgjerimin e Kupës së Botës në 40 ekipe si pjesë kyç të kampanjës së tij zgjedhore për president të FIFA-s, të cilat zgjedhje i fitoi në muajin shkurt, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”. Por, ai pranon se nuk është e gjitha tek ai për të vendosur nëse Botërori 2026 do të rritet nga formati i tashëm me 32 përfaqësuese në një format me 40 përfaqësuese.
“Mendimi im nuk ka ndryshuar për Botërorin me 40 përfaqësuese, por ky është mendimi im. Duhet të diskutojmë këtë dhe të shohim se çfarë është më së miri për futbollin”, i ka thënë ai gazetarëve të agjencive ndërkombëtare të lajmeve, të martën.
FIFA pritet të marrë vendime në tetor për numrin e përfaqësueseve, formatin e turneut dhe për kontinentet që do të jenë në dispozicion për të organizuar ngjarjen.
Çështja e kontinenteve pritet të jetë vendim kyç pasi do të përcaktojë nëse shtetet nga Azia, pasi Katari do të organizojë Botërorin 2022, mund të kandidojnë për organizimin e Botërorit 2026... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...