7 Shtator 2016 - 11:33
Më poshtë janë disa nga yjet që pritet të ndriçojnë Lojërat Paralimpike “Rio 2016”, shkruan CNN, transmeton “Koha Ditore”.
Daniel Dias - not
Atë e quajnë përgjigjja e Brazilit për Michael Phelpsin.
Notari është paralimpisti më i suksesshëm i vendit në dekadën e fundit. Në Lojërat Paralimpike të vitit 2008 në Pekin fitoi nëntë medalje - më tepër se çdo sportist tjetër - dhe në “Londra 2012” ai fitoi gjashtë medalje tjera të arta dhe vendosi katër rekorde të botës.
Notari brazilian 28-vjeçar është shumë i lumtur me krahasimin që i bëhet me olimpistin më të dekoruar të të gjitha kohërave, notarin amerikan Michael Phelos që ka fituar 28 medalje olimpike.
“Duhet të mbani në mend se unë jam shumë më i pashëm”, kishte thënë Dias në humor për gazetën britanike “The Independent”.
Babai i dy fëmijëve Dias do të jetë personi për t'u shikuar në garat e notit në Lojërat Paralimpike, dhe ai synon t'i sjellë Brazilit sa më tepër të arta në Rio.
Melissa Stockwell - triatlon
Pasi u bë ushtarja e parë amerikane që humbi një gjymtyrë në një betejë aktive gjatë luftës në Irak, Melissa Stockwell tash ia ka vënë syrin që të bëhet kampione paralimpike në triatlon.
Ish-togerja e ushtrisë amerikane është në mesin e favoriteve në triatlon në klasën PT2, derisa sporti bën debutimin në Lojërat Paralimpike në Rio de Janeiro... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...