
7 Shtator 2016 - 11:01
Të njëjtën gjë trajneri i suksesshëm e kërkon nga futbollistët e tij edhe në ndeshjen ndaj Besës që Drenica e zhvillon të mërkurën (sot) në Skënderaj, në kuadër të xhiros së tretë të kampionatit të Kosovës në futboll, shkruan sot “Koha Ditore”.
Edhe trajneri i Besës, Gani Sejdiu, thotë se Drenica nuk i ka fituar rastësisht dy ndeshjet e para. Ndeshja Drenica - Besa zhvillohet në stadiumin “Bajram Aliu” në Skënderaj. Besa ka shënuar dy fitore dhe vlerësohet ndër skuadrat pretendente për titull.
“Besa gjatë verës ka sjellë përforcime të mëdha. Ka qenë dy herë edhe në përgatitje jashtë vendit, por në fushë do të vendoset gjithçka, e që shpresoj të dalim faqebardhë. Besa është favorite, por mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë. Edhe ne jemi munduar të përgatitemi. Është vetëm xhiroja e tretë dhe nuk vendos për asgjë. Duhet të hyjmë dhe ta luajmë lojën tonë. Të dy skuadrat kemi arritur t'i fitojmë dy ndeshjet e para. Duhet t'u tregojmë se fitoret tona nuk janë të rastësishme, por janë arritur me punë dhe angazhim. Të gjithë po japin maksimumin e tyre si në stërvitje ashtu edhe në lojë. Ne jemi të gatshëm të ballafaqohemi jo vetëm me Besën, por me çdo kundërshtar. Çdo ndeshje është e vështirë, nuk ka më ndeshje të lehta për asnjërën skuadër”, ka thënë Jashari... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...