Kosova kërkon ngritjen e formës që i siguron fitoren e parë

7 Shtator 2016 - 10:30      

Kosova e Bullgaria i kanë humbur dy ndeshjet e para të tyre në kuadër të kualifikimeve për “Eurobasket 2017”. Por të dy përfaqësueset e basketbollit kanë pasur ngritje të dukshme të formës në ndeshjen e dytë, në krahasim me ndeshjen e parë.

Ngritje të formës presin edhe në ndeshjen e tretë dhe në të dy kampet shpresojnë në fitoren e parë në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian të basketbollit që zhvillohet vitin tjetër, shkruan sot “Koha Ditore”.

Bullgaria e pret Kosovën të mërkurën (sot) nga ora 17:00 në Botevgrad. Për të dy përfaqësueset është ndeshja e tretë që e luajnë në kuadër të grupit E të eliminatoreve. Kosova në gara zyrtare debutoi me humbjen e thellë, 113:68, të pësuar të mërkurën e kaluar në Lubjanë nga Sllovenia.

Të shtunën në palestrën “Minatori” në Mitrovicë u paraqit shumë më mirë. Ishte plotësisht e barabartë me Ukrainën, por ukrainasit u shfaqën më të vendosur në pesë minutat e fundit dhe fituan sfidën me shifrat 70:63.

Bullgaria ndeshjen e parë e kishte humbur në udhëtim nga Ukraina me rezultatin 79:69, ndërsa të shtunën po në Botevgrad i nxori telashe të mëdha Sllovenisë, që megjithatë fitoi me rezultatin 83:78. Për shkak të koshdallimit më të mirë, Bullgaria është më lart në klasifikim... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...