Balaj kujdeset për një tjetër start të mirë të Kombëtares

7 Shtator 2016 - 09:59      

Po zhvillohej minuta e 87-të, kur kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Ansi Agolli, fitoi një goditje dënimi. Topin për ta harkuar në zonë e mori mesfushori Ledian Memushaj.

Harkimi i Memushajt në minutën e 89-të ishte i saktë. Ai gjeti kokën e sulmuesit Bekim Balaj, që nga afërsia shënoi golin e fitores në ndeshjen ndaj Maqedonisë, që nisi të hënën mbrëma e përfundoi të martën pasdite, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndeshja e parë eliminatore për kampionatin botëror të futbollit “Rusia 2018”, ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë, përfundoi me shifrat 2:1 për kuqezinjtë.

Ishte ky një takim jo fort i zakonshëm i futbollit. Ndeshja nisi të hënën mbrëma në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, por u ndërpre në minutën e 75-të për shkak të reshurave të dendura të shiut. Ndeshja u ndërpre kur rezultati ishte 1:1. Armando Sadiku kishte shënuar për Kombëtaren në minutën e nëntë, ndërsa shqiptari Ezgjan Alioski kishte realizuar në minutën e 51-të për rezultatin 1:1.

Vazhdimin e ndeshjes prej 15 minutave, Kombëtarja e shfrytëzoi maksimalisht dhe kështu nisi me fitore ciklin e ri eliminator.

Ishte kjo ndeshja e parë zyrtare e Shqipërisë pas paraqitjes në “Euro 2016”.

Gëzimi ishte i madh te futbollistët dhe stafi i Kombëtares. Njëjtë ishte edhe te mijëra shikuesit që u paraqitën në stadiumin e Shkodrës, që të martën nga ora 14:00 megjithatë nuk ishte i mbushur si të hënën mbrëma kur ishin plot 16 mijë shikues... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...