
7 Shtator 2016 - 09:22
Sporti ka kapërcyer politikën derisa vite vonesa administrative dhe dyshime që rrethonin përfaqësuesen e Kosovës në futboll u shuan vetëm pak orë para fillimit të kampanjës eliminatore për Kupën e Botës “Rusia 2018”.
Një barazim i zakonshëm me Finlandën demaskon një sërë rrethanash të jashtëzakonshme.
Është një gjë të kesh emocione para ndeshjes, por një tjetër të mos dish nëse do të kesh mundësi të përfaqësosh vendin tënd deri pak orë para ndeshjes së parë zyrtare, shkruan CNN, transmeton “Koha Ditore”.
Gjashtë lojtarë të Kosovës nuk e dinin nëse FIFA do t'i lejonte të ndërronin federatën deri në ora 16:00 me kohë lokale; dhe sa e përshtatshme ishte që një nga ata që kishin pritur, Valon Berisha, shënoi golin kyç.
Pasi u detyrua të priste deri në momentet e fundit për leje, ish-reprezentuesi i Norvegjisë, Berisha në minutën e 60-të u fut në libra të historisë me golin e shënuar nga penalltia, duke nxitur një festë të madhe në Turku dhe urime nga mbarë bota.
Vetëm arritja deri në këtë fazë ka kërkuar përkushtim dhe durim të madh. Portieri dhe kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani pranon se ka dalë jashtë nga hoteli dhe ka qarë me të marrë konfirmimin se mund të luajë për Kosovën.
Lojtarëve sigurisht se do t'i duhet një kualitet i tillë dhe më tepër pasi para vetes kanë përballje me skuadrat që garuan në “Euro 2016” si Kroacia, Turqia, Ukraina e Islanda.
Por, tash, tetë vite pasi Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia - dhe vetëm dy vite pasi FIFA ia lejoi miqësoret dhe miqësores së parë me Haitin - fati i djelmoshave të drejtuar nga Albert Bunjaki më në fund qëndron në duar të tyre.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...