Kosova e vogël do t'u sjellë telashe përfaqësueseve të mëdha

7 Shtator 2016 - 08:23      

Mesfushori Hekuran Kryeziu krenohet që është pjesë e gjeneratës së përfaqësueses së Kosovës, që të hënën mbrëma pati një barrë të madhe mbi supet e veta.

Nga futbollistët që bartën fanellën e Kosovës në ndeshjen e parë kualifikuese për kampionatin botëror “Rusia 2018” ndaj Finlandës, u kërkua paraqitje e mirë dhe një rezultat pozitiv, shkruan sot “Koha Ditore”. Të dyja i arritën.

Me paraqitje të mirë, Kosova në ndeshjen e saj të parë kualifikuese arriti të fitojë një pikë nga udhëtimi në Finlandë (1:1).

Por, Kryeziu thotë se ky është vetëm fillimi. Futbollisti i skuadrës zvicerane, Luzern ka thënë se ekipi i Kosovës është i gatshëm të bëjë gjëra të mëdha, duke u shkaktuar edhe probleme ekipeve të mëdha.

“Paraqitja ka qenë shumë e mirë e gjithë ekipit dhe jemi munduar ta bëjmë më të mirën për Kosovën. Kemi një grup të lojtarëve shumë të mirë, pasi shumica jemi të rinj dhe kemi shumë vullnet për të bërë gjëra të mëdha për këtë vend... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.  

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...