Maliqi: Kam dëshirë që Kosovën ta shoh në Rusi

6 Shtator 2016 - 23:57      

Futbollisti i Feronikelit, Behar Maliqi, në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka thënë se çdo futbollist kosovarë ëndërron që të luajë për Kosovën, derisa ka shtuar se nëse vazhdon të luajë futboll të mirë, asnjë përfaqësuese në grup nuk do të mund ta mposhtë përfaqësuesen e re europiane.

Duke folur për ndeshjen e parë të Kosovën në garat ndërkombëtare, Maliqi ka thënë se pika më e lartë e një futbollisti kosovar është përfaqësuesja.

“Është emocionuese ta shikosh ndeshjen e parë të Kosovës. Është emocion i papërshkrueshëm vetëm ta shikosh ndeshjen, e lëre më të luash për përfaqësuesen”, ka thënë Maliqi, i cili ishte i bindur se Kosova ka mundur të dalë me fitore nga Turku.

“Dominuan gjatë tërë ndeshjes. Kosova luajti shumë mirë dhe është mëkat që nuk morën tre pikët. Para ndeshjes nuk kam besuar se kemi përfaqësuese aq të fortë. Nëse mbesin këta lojtarë, atëherë pritet të kemi përfaqësuese shumë të fortë”, ka shtuar ai.

“Kam dëshirë që ta shoh Kosovën në Rusi. Nëse vazhdon të luajë si mbrëmë, atëherë nuk ka asnjë përfaqësuese që do të na ndalë”.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...