6 Shtator 2016 - 20:32
Një premtim të tillë kryeparlamentari Veseli e dha në pritjen e ekspeditës së Përfaqësueses së Kosovës pas kthimit nga Finlanda.
Paraqitja mbresëlënëse e futbollistëve të Kosovës në ndeshjen kundër Finlandës, që u mbyll me barazim 1:1, e që ra edhe në sy të mediave dhe ekspertëve të huaj, duke marrë përgëzime për cilësinë e treguar, ka sjellë efektet e para pozitive edhe në vendin tonë. Në fakt, secili lojtar i Përfaqësueses së Kosovës, do të marrë nga 100 mijë euro shpërblim, nëse arrijnë ta kualifikojnë ekipin e vendit tonë në Botërorin që do të mbahet në Moskë.
Premtimi është bërë nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli. Ai e ka quajtur ekipin e Kosovës "Brazili i Vogël".
“Nga 100 mijë euro premtoj për secilin lojtar nëse arrijnë të kualifikohen, gjë të cilën unë e besoj se do të ndodhë. Loja e djeshme dëshmoi se nuk jemi inferiorë ndaj asnjë ekipi. Urime djelmoshave dhe gjithë vendit”, tha Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Edhe kryetari i Federatës së Kosovës, Fadil Vokrri tha se kanë marrë përgëzime nga figurat më të mëdha të organizatave botërore si UEFA dhe FIFA.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...