6 Shtator 2016 - 19:18
Ai i ka injoruar ato teksa është përshëndetur me disa bashkatdhetarë. Por, paraprakisht Thaçi e ka parë në stadium ndeshjen me ministrin e Jashtëm të Finlandës, Timo Soini. Pas gëzimit në stadium bashkë me milionerin Behgjet Pacolli, Thaçi ka shkuar në dhomat e zhveshjes dhe ka mbajtur një fjalim për futbollistët e Kombëtares së re të Kosovës.
Në Turku, në kapacitet personal ka qenë edhe shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, i cili ende nuk e ka thënë asnjë fjalë për skandalin e ish-homologut të PDK-së, Adem Grabovci.
Por, reagimet më të mëdha kanë ardhur në Kosovë.
Derisa shumica dërmuese e vendit po i gëzohej debutimit historik të Republikës, lideri i partisë më të madhe opozitare, VV, Visar Ymeri vendosi të urojë Kombëtaren e Shqipërisë për nisjen e kualifikimeve për Botërorin e Rusisë. Mohimi i ekzistencës së Kosovës ka bashkuar si kurrë qytetarë, duke përfshirë aktivistë të Vetëvendosjes, në kritikën e fortë kundër Ymerit. Si zakonisht, situatën janë munduar ta zbusin pak krahu i moderuar i Partisë.
Nënkryetari Dardan Sejdiu dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti kanë shkruar në Facebook për të uruar Kosovën për pikën e parë në Finlandë. Gjithsesi, i pari i kryeqytetit të Kosovës nuk e ka parë debutimin historik të Kosovës, sepse ka qenë në Shkodër, ku e ka parë në Loro Boriçi takimin e Shqipërisë me Maqedoninë.
Debutimi emocional i Kosovës ka marrë mbrëmë dhe të martën vëmendje ndërkombëtare, me media si CNN, BBC, France 24, Euronews e Eurosport, që kanë thurë lavde për ndeshjen.
Madje, gazeta zvicerane Blick, e njohur për qëndrimin anti-imigrantëve, ka uruar posaçërisht Kosovën për pikën e madhe në Finlandë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...