6 Shtator 2016 - 19:13
Një postim në Facebook i kryetarit të Vetëvendosjes, Visar Ymeri, kushtuar në tërësi kombëtares së shtetit fqinj, Shqipërisë, është pasuar me mbi 2 mijë komente, shumë nga to kritikuese, për faktin se kishte harruar debutimin historik të Kosovës. Ymeri nuk është tërhequr: të martën është rikthyer edhe njëherë në Facebook, duke insistuar se shqiptarët, duhet të kenë një kombëtare të përbashkët.
“Ideja provinciale e pavarësisë së Kosovës si pavarësi nga Shqipëria është shërbimi më i mirë që mund t’i bëhet Serbisë. Dikur Gjermania Lindore fitonte trofe e medalje shpeshherë edhe më shumë sesa Gjermania Perëndimore nëpër garat sportive. Mirëpo, dy Gjermanitë kurrë nuk e braktisën synimin e bashkimit dhe e realizuan atë. Le të mos përpiqemi të bëhemi më të mençur sesa gjermanët,” ka shkruar ndër të tjera Ymeri.
Përveç komentuesve në rrjete sociale, reagime ndaj Ymerit kanë ardhur edhe nga analistë, e ndër ta, Lumir Abdixhiku, e ka quajtur hipokrizi të marrësh para nga Kosova, e të mos gëzohesh për arritjet e këtij shteti.
Ndaj Ymerit, ka reaguar edhe Adriatik Kelmendi, autor i emisionit Rubikon, duke e vlerësuar si krejtësisht një gafë të panevojshme, për të cilën pret që të kërkojë falje.
Në një prej reagimeve, këshilltari i kryeministrit Mustafa, Sokol Havolli, e ka quajtur Ymerin pseudopatriot.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...