6 Shtator 2016 - 18:08
Francezi që ka zhvilluar 19 paraqitje për grupmoshat U21 të Francës, raportohet se dëshiron të ndërrojë përfaqësuese. “The Sun” raporton se mbrojtësi dëshiron të luajë për Spanjën dhe të jetë pjesë e “Stuhisë së Kuqe” në “Rusia 2018”.
Laporte pritej të përfshihej në ekipin e Francës për Euro 2016, por këtë ia pamundësoi thyerja e këmbës, ndërsa thuhet se është i frustruar me Didier Deschampsin, i cili nuk kishte kontaktuar me të gjatë kohës së rikuperimit.
Një arsye tjetër e ndërrimit të përfaqësueses është se Franca ka shumë qendërmbrojtës, transmeton Koha.net.
Laporte ka gjyshërit baskë, por presidenti i Federatës franceze të futbollit, Noel Le Graet e ka quajtur të “paimagjinueshëm” këtë ndërrim të përfaqësueseve.
“Kam lexuar gazetat spanjolle se ai dëshiron të luajë për Spanjën. I dëshiroj shumë fat, por mendoj se është gabim”, ka thënë Le Graet.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...