6 Shtator 2016 - 16:16
“Kurrë nuk do ta kishim menduar se gjërat do të shkonin në këtë mënyrë, por edhe goli i Maqedonisë ishte i papritur për ne duke u bazuar në lojën e zhvilluar në pjesën e parë. Sigurisht një ndeshje që luhet dy herë nuk është diçka që ndodh shpesh. Duhej të nisnim sa më mirë këto 15 minuta. Është një fitore mjaft e rëndësishme për ecurinë e mëtejshme të kualifikueseve”, tha De Biasi për Supersport pas ndeshjes.
Sa i përket vendosjes në fushën e lojës të ekipit tonë në këtë ndeshje, trajneri ka pranuar se ka ndryshuar vendosjen e lojtarëve në fushë në minutat e para të ndeshjes pasi ka para formacionin e Maqedonisë.
Teksa ka folur për grupin G ku bën pjesë Shqipëria, De Biasi e ka vlerësuar ata si mjaft të vështirë duke qenë se do të kemi si kundërshtarë Spanjën dhe Italinë, por ka theksuar se sfidat më të vështira për Shqipërinë do të jenë ndaj Izraelit, Lihtenshteinit dhe Maqedonisë, ndeshja e mbetur.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...