
6 Shtator 2016 - 15:16
“Sot u gëzova edhe më shumë se mbrëmë me golin e Balajt pasi ishte goli i tre pikëve. Për mua është njësoj, si të luaj me një sulmues tjetër që më mbështet, apo si sulmues i vetmuar. Ndeshjet ndryshojnë njëra nga tjetra dhe trajneri vendos për secilën. Unë ndihem shumë mirë si me Sokolin ashtu edhe Bekimin”, ka thënë Sadiku, raporton Koha.net.
Mbrëmë, tha Sadiku, ishim në ankth nga pritja që takimi ishte shtyrë. Ai tha se nuk kanë fjetur fare pasi ishin në stres.
Ai tha se do të ishte mëkat “t’i humbnim sot tre pikët, sidomos që luajtëm në shtëpi”.
“Trajneri mundohet që më çdo ndeshje të studiojë kundërshtarin dhe ai vendos se a do të luajë me një apo dy sulmues, ne nuk mund të diskutojmë këtë, duhet respektuar vendimi i trajnerit, i rëndësishëm është grupi që të shkojë përpara. Tani nuk ka skuadra të lehta, por në ndeshjen e radhës duhet të gjejmë herët rrugën e golit për të vazhduar më qetë takimin”, u shpreh Sadiku.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...