6 Shtator 2016 - 12:44
Për shkak se Gianni De Biasi kishte bërë të tria zëvendësimet, atëherë dëmtimi i Gjimshitit do të thoshte se kuqezinjtë do të luanin me 10 lojtarë, por mbrojtësi është riaftësuar në kohë.
Ndërkohë, ndërprerja e ndeshjes ka gjetur të papërgatitur Federatën Shqiptare të Futbollit e cila nuk kishte rezervuar asnjë hotel për lojtarët. Për këtë arsye, kombëtarja është detyruar të kalojë natën në një hotel në Bushat.
Në Shkodër vijojnë reshjet e shiut, ndërsa edhe atmosfera nuk është e njëjtë si ajo e mbrëmjes së të hënës.
Gjithsesi, lojtarët janë shumë të përqendruar dhe do të bëjnë të pamundurën që të fitojnë takimin dhe të marrin tre pikët e para.
Por, siç raporton TopChannel, fusha e stadiumit “Loro Boriçi” është gati për vijimin e ndeshjes së kombëtares shqiptare dhe asaj maqedonase për kualifikueset e Botërorit 2018 e cila u ndërpre pas reshjeve të dendura të shiut në mbrëmjen e së hënës.
Është specialisti i fushës në këtë impiant, Kostas Poulias, ai që e deklaroi këtë duke thënë se kjo është një fushë e ndërtuar sipas standardeve më të larta.
“Në radhë të parë duhet të theksoj se fusha është e ndërtuar dhe dizenjuar sipas standardeve më të larta të fushave të futbollit në Europë dhe botë dhe për këtë arsye them se edhe pas atij rrebeshi ndeshja mund të kishte vazhduar. Është një fushë që mund të thithë mbi 150 litra ujë për m2 kështu që ndeshja sot mund të luhet fare mirë. madje mund të them se ajo tashmë është gat”, tha Poulias.
Sfida mes Shqipërisë dhe Maqedonisë u ndërpre në minutën e 75 të saj kur rezultati ishte 1-1 pas golave të Sadikut për Shqipërinë dhe Alioskit për maqedonasit.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...