6 Shtator 2016 - 10:25
“E mora topin në gjysmëkthim”, rrëfen ai, duke bërë lëvizjen se si iku nga Laurent Koscielny, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Koha Ditore”. “Unë u largova nga Koscielny dhe gjeta hapësirën për të gjuajtur. Më pas thjesht e lash topin të fluturonte dhe si fluturoi. E godita fort dhe kur topi hyri në portë isha shumë i lumtur. Ishte gjë e madhe për mua, për ne, për vendin tim”.
Sulmuesi portugez ka rishikuar golin me të cilin e udhëhoqi Portugalinë drejt fitores në finale të Evropianit kundër Francës pas shtesës, në atë mbrëmje të korrikut në Paris.
“Nuk e di, ndoshta e kam shikuar 15 herë apo më tepër herë golin. Nganjëherë thjesht futem në YouTube dhe e rishikoj. Pse të mos e shikoj”, thotë sulmuesi i Lilles.
Pse jo? Në moshën 28-vjeçare, për befasi, ky ishte goli i parë zyrtar për Ederin me Portugalinë.
Eder, të mos e harrojmë, ishte një transferim pesë milionë funtesh i Swansea Cityt që bëri 13 ndeshje në Premier League stinorin e kaluar dhe nuk pati asnjë gjuajtje në drejtim të portës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...