Behrami kishte menduar të tërhiqej nga përfaqësuesja

6 Shtator 2016 - 09:33      

Mesfushori kosovar Valon Behrami pranon se kishte shqyrtuar mundësinë që të tërhiqet nga përfaqësuesja e Zvicrës pas Evropianit “Francë 2016”.

Zvicra kishte pësuar në 1/8 e finales nga Polonia pas penalltive, dhe Behrami thotë se zhgënjimi ishte tepër i madh, shkruan sot “Koha Ditore”. Por ishte vajza e tij ajo që e bindi të vazhdonte edhe më tutje.

Behrami me Zvicrën luan që nga viti 2005, dhe në total ka 70 ndeshje dhe ka shënuar dy gola.

“Pas humbjes në 1/8 e finales të Evropianit nga Polonia mendova të mos vazhdoj më. Në Francë ne humbëm një mundësi të madhe dhe zhgënjimi ishte edhe më i madh. Doja të largohesha nga përfaqësuesja si për arsye të zhgënjimit, por edhe për arsye fizike. Por, me të shkuar në shtëpi, vajza më tha: 'baba, do të provojmë herën tjetër', dhe kjo më nxiti një ndjenjë të madhe dhe një dëshirë për t'i dhënë asaj kënaqësinë që të më shoh në fushë edhe në një kupë të botës”, ka deklaruar Behrami në një intervistë për “rsi.ch” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...