Kosova udhëton për fitore në Bullgari

6 Shtator 2016 - 09:10      

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll të hënën mbrëma zhvilloi seancën e fundit përgatitore në Prishtinë para nisjes për në Botevgrad të Bullgarisë.

Përfaqësuesja të martën (sot) do të niset drejt Botevgradit ku të mërkurën nga ora 17:00 do të luajë me Bullgarinë në kuadër të eliminatoreve për “Eurobasket 2017”, shkruan sot “Koha Ditore”. Për Kosovën kjo do të jetë ndeshja e tretë zyrtare.

Trajneri i Kosovës, Arben Krasniqi, dhe dy prej basketbollistëve më të mirë, Dardan Berisha e Drilon Hajrizi, janë shprehur optimistë para sfidës. Të gjithë shpresojnë që Kosova të arrijë fitoren e parë zyrtare.

Kosova në ndeshjen e parë pësoi nga Sllovenia në Lubjanë me shifrat 113:68, të mërkurën e kaluar, ndërsa të shtunën në Mitrovicë luajti shumë më mirë, por pas telasheve në pesë minutat e fundit pësoi nga Ukraina me shifrat 70:63.

Përzgjedhësi Krasniqi tha se Kosova ishte e pafat në ndeshjen ndaj Ukrainës. Por ai shpreson që ajo e cila nuk u arrit në Mitrovicë të arrihet në Botevgrad të Bullgarisë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...