Foto: Reuters

Historia nis mbarë

6 Shtator 2016 - 08:41      

Barazimi me shije të fitores ka shënuar fillimin e epokës së re për futbollin e Kosovës. Ndeshja e parë zyrtare e Përfaqësueses së Kosovës në futboll u mbyll me rezultatin 1:1.

Ndeshja historike për Kosovën u luajt të hënën mbrëma në Turku të Finlandës. Në një ndeshje që e dominoi, Kosova ia doli të marrë vetëm një pikë ndaj Finlandës vendase, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndeshja ishte e para e eliminatoreve për kampionatin botëror “Rusia 2018”. Kosova në muajin maj u pranua në UEFA e FIFA dhe ndeshja e së hënës shënon fillimin e epokës së re për futbollin kosovar. Fillimi u vlerësua shumë premtues.

Kosova dominoi në fushë, pati më shumë raste shënimi, por ia doli të realizojë vetëm një. Vetëm një rast e realizoi edhe Finlanda, që për dallim nga Kosova ka përvojë shumë të gjatë në eliminatore.

Golin historik për Kosovën e shënoi mesfushori Valon Berisha. Lojtari i Salzburgut javë më parë vendosi të lërë Përfaqësuesen e Norvegjisë, ku vlerësohej yll, dhe të luajë për Kosovën. Ai mori përgjegjësinë të gjuajë penalltinë që e siguroi Bernard Berisha në minutën e 59-të.

Në penallti Valoni u tregua lojtar i pjekur. Goditi saktë, duke dërguar topin në kënd, në anën e majtë të portierit të Finlandës (60'). E festuan gjatë lojtarët e Kosovës golin e Berishës, që ishte gol i barazimit. Ishte gol për rezultatin përfundimtar, 1:1. Festë të madhe pati edhe pas ndeshjes, ndërsa të gjithë janë shprehur të kënaqur me pikën e fituar... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.  

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...